Prezantimi i rezultateve të sotëme ka shënuar përfundimin zyrtar të projektit të financuar nga BE-ja për Sistemin e integruar financiarë të vetëqëndrueshëm për menaxhimin embeturinave në rajonin e Pelagonisë, Jugperëndimorë, Vardarit dhe Shkupit.
Në këtë projekt i cili zgjati 24 muaj,ishin të përfshirë 43 komuna nga katër rajonet planifikuese, në të cilin jetojnë përafërsisht 1,200,000 banorë dhe aktualisht prodhojnë rreth 330,000 ton mbeturina në vit.
Janë zhvilluar disa studime dhe dokumente, siç janë Planet Rajonale të Menaxhimit të Mbeturinave, Vlerësimi Strategjik i Mjedisit Jetësor, Studimet e Fizibilitetit, Analiza e Kostos, Vlerësimi i Ndikimit ndaj Mjedisit Jetësor,Projektet bazë dhe ndihma në përgatitjen e Dokumentacionit të tenderit për kontratat e punës dhe furnizimin për ndërtimin e instalimeve të përzgjedhura për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave, mbylljen e deponive jo standarde / ilegale dhe furnizimin e pajisjeve për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në përputhje me standardet e BE-së.
Sipas k.d. drejtoreshës së Drejtorisë së Mjedisit Jetësor, Biljana Zefiq, duhet të përpiqemi për zbatimin e suksesshëm të politikave të menaxhimit të mbeturinave, kryesisht për zgjidhjen e problemeve me deponimin ekologjik joadekuat të mbeturinave komunale dhe të tjera të “paligjshme”, të cilat duhet të mbyllen menjëherë, ose teknikisht të përmirësohen sipas standardeve të përcaktuara me ligj.
Dokumentacioni i planifikuar i hartuar është bazë për sigurimin e fondeve të nevojshme për krijimin e sistemit dhe ndërkohë do të vijojnë aktivitete intensive për mbylljen e deponive të egra, si dhe ndërtimi i objekteve për ruajtjen dhe transportimin e duhur të mbeturinave.
Vlera e projektit është 3,58 milion euro.