Me komunikim më të mirë ndërmjet sektorit të biznesit dhe Qeverisë, deri te biznes klima më e mirë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, mori pjesë në takimin e punës të Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) me kryetarin e Qeverisë Zoran Zaev dhe përfaqësuesit e resorëve ekonomik në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

15

Në këtë takim të përbashkët u diskutua për politikat ekonomike reformuese, për masat e parapara ekonomike si dhe për problemet me të cilat po përballet bashkësia e biznesit në këtë rajon. Takimi kishte për qëllim, para së gjithash, të përmirësojë komunikimin  ndërmjet përfaqësuesve të Qeverisë dhe sektorit real, gjegjësisht kompanive dhe në këtë mënyrë të mundësojë krijimin e biznes klimës më të mirë, rritje dhe zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe mundësi të barabarta të tregut për të gjithë në rajon.

Në takim mori pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Drilon Iseni, drejtori  i OEMVP Nebi Hoxha, kryeministri Zoran Zaev dhe zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.