Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, mori pjesë në tribunën e parë të hapur në kuadër të fushatës “Ne jemi Evropa”, me temë: “BE-ja për ekonominë e Maqedonisë”, e cila është pjesë e karvanit informativ të ngjarjeve nën moton “Panairi i vlerave evropiane”.
“Me anëtarësimin në BE, Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e superfuqisë tregtare, BE-ja ka një treg të vetëm prej 500 milionë banorësh, i cili siguron rritjen e vazhdueshme të të gjithë unionit, diçka që çdo shtet anëtar individual nuk do të mund ta arrijë kurrë dhe produkti i brendshëm bruto i BE-së në tërësi është më i lartë për nëntë për qind pikërisht si rezultat i integrimit të plotë të tregut, dhe i llogaritur në para reale për qytetarët, do të thotë afërsisht 850 euro të ardhura shtesë vjetore për kokë banori ”, theksoi kryeministri Kovaçevski.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në forumin “BE-ja për ekonominë e Maqedonisë” bëri një krahasim të ekonomive të vendeve para anëtarësimit të tyre në BE dhe pas anëtarësimit të tyre, duke theksuar se për 15 vjet kemi përdorur vetëm 1 miliar euro përmes IPA projekteve, ndërsa kur të anëtarësohemi, nga fondet strukturore dhe të kohezionit, do të përdorim 1 miliardë në vit, ai dha dhe shembullin e okojas së Kroacisë, që kur ka qenë anëtare, ka përdorur 25 miliardë euro në 10 vite.
Qytetarët meritojnë të informohen për mundësite dhe përfitimet e negociatave që ofron anëtarësimi në BE për vendin tonë dhe për vetë qytetarët, duke siguruar rritje ekonomike me një mjedis të mbrojtur dhe të ruajtur.