(01.02.2018) Sot, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe drejtori NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Dushko Veskovski, nënshkruan një marrëveshje për zbatimin e projektit IPA “Përmirësimi i infrastrukturës së ujërave të zeza në qytetin e Shkupit”.
– Me këtë projekt është planifikuar ndërtimi i kolektorëve kryesorënë pjesën e djathtë dhe të majtë të breguttë lumit Vardar në rajonin e qytetit të Shkupit me çka do të bëhet mbyllja e rrjedhjes së ujërave të zeza, të cilat derdhen direkt në lumin Vardar në zonën qendrore të qytetit dhe nëkomunëne Aerodromit. Në këtë mënyrë do të mbrohen ujërat e lumit Vardar, ndërsa me ndërtimine kolektorëve rezlizohenedhe parakushtet kryesore për ndërtimin e një stacioni qendror për pastrimin e ujërave për qytetin e Shkupit, ndërtimin e të cilit qeveria është obliguar ta fillojë në vitin 2020 – deklaroi ministri Duraku.
Sipas kryetarit Shilegov, sistemi i ri i kolektorit është një hap përpara në angazhimin që ujërat e lumit Vardar të marrin ngjyrën natyrore, ndërsa niveli i pastërtisë së ujit të ngritet në nivelin më të lartë të mundshëm.
Me nënshkrimin e marrëveshjes do të ndahen rolet dhe përgjegjësitë ndërmjet shfrytëzuesve përfundimtarë të projektit, përkatësisht midis Qytetit të Shkupit, Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Njëherësh, do të krijohet një bazë formale kontraktuese ndërmjet shfrytëzuesve përfundimtarë për zbatimin e suksesshëm të projektit duke mbështetur të gjitha aktivitetet në kompetencat e tyre
Projekti ka vlerë mbi 10 milionë euro dhe financohet nga fondet e BE-së dhe bashkëfinancohet nga buxheti i Republikës së Maqedonisë.