Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, mori pjesë sot në ngjarjen ku Organizata për Lidhjen e Vlerave Natyrore dhe Njerëzve (CNVP) nënshkroi kontrata me 13 përfitues të granteve, në kuadër të projektit “Përdorim i qëndrueshëm i burimeve në Korab-Koritnik, Sharri dhe Alpet Shqiptare”, i cili mbështetet financiarisht nga Fondi i Natyrës Prespa-Ohër (PONT).
Kjo zyrtarisht shënoi fillimin e bashkëpunimit ndërmjet CNVP-së dhe komuniteteve lokale në territorin e Parkut Kombëtar të Mavrovës dhe Parkut Kombëtar Mali Sharr.
– Më vjen mirë që projekti për shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në Korab-Koritnik, Sharri dhe Alpet Shqiptare do të zbatohet në nivel rajonal. Unë sinqerisht shpresoj se përmes mbështetjes së ofruar për komunitetet lokale, do të inicohet zhvillimi socio-ekonomik në rajonin e Pollogut dhe Mavrovës, dhe do të sigurohet mbështetje e drejtëpërdrejtë për organizatat lokale joqeveritare, zonat e mbrojtura, komunat, ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha dhe komunitetet tjera lokale që operojnë në rajon” tha zëvendësministrja Hristina Oxhaklieska në fjalën e mirëseardhjes, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimit të të gjitha palëve relevante të interesit në nivel rajonal në arritjen e menaxhimit të qëndrueshëm me zonat e mbrojtura që ndajmë me vendet fqinje.
Grantet u ndanë për projekte që promovojnë menaxhimin e qëndrueshëm ndërkufitar të burimeve natyrore dhe zhvillimin e turizmit të Bazuar tek Natyra, i cili do të mundësojë një jetë më të mire për qytetarët e rajonit në harmoni me natyrën.