Në lidhje me nenin 2 të Urdhërit për kufizimin e importit të substancave që e shterojnë shtresën e ozonit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 111/21) Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se sasia për importin e substancave nga Shtojca e Urdhërit të mësipërm është kufizuar në 10 491 kg për vitin 2024. Importi i substancave do të miratohet mbi bazën e shërbimit të parë.