Sipas të dhëlnave të Sistemit Shtetëror të Monitorimit Automatik të Cilësisë së Ajrit të Ambientit dhe parashikimit të marrë të motit nga Enti Hidrometeorologjik, ju informojmë se pragu i alarmimit për PM10 (tejkalimi i vlerës prej 200mg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme) të përcaktuara në Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e ndotësve në ajrin e ambientit dhe pragjet alarmuese, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufiri i tolerancës për vlerën kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 e datës 14.12.2017 ) është tejkaluar në Shkup në pikat matëse Rektorati dhe Lisice dhe në Tetovë.
Nga MMJPH është dorëzuar informacioni për tejkalimin e pragut alarmues, te Ministria e Shënetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor , Drejtoria e Mjedisit Jetësor, Sektori i Komunikimit me Publikun pranë MMJPH-së, Instituti i Shëndetit Publik, Qyteti i Shkupit dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale, ku ka episod të ndotjes alarmuese të ajrit.
Në pajtim me konkluzionet e Projekt-proçesverbalit nga mbledhja e 40tëe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 28.11.2017, hynë në fuqi masat dhe rekomandimet në vijim:
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Sëndetësisë detyrohen që t’u:
- Rekomandojnë të gjithë personave juridik (punëdhënësve) që ti lirojnë nga detyrimet e tyre të punës gratë shtatëzëna, personat më të vjetër se 60 vjet, si dhe personat me astmë kronike, personat që kanë përjetuar infarkt miokardit ose goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandimin e mjekut të familjes.
- Rekomandojnë të gjithë personave juridik (punëdhënësve) që të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në vende të hapura të punojnë nga ora 11 deri në orën 17.
- Rekomandojnë që të mos organizohengara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në vende të hapura.
- Sigurojnë kushte për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve emergjente mjekësore, vizitave në shtëpi dhe shërbimit të patronazhit.
- Qeveria e Republikës së Maqedonisë:
- T’i detyrojë të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, zyrat, entet, ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi shtetërore, si dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale ta reduktojnë (deri në 50%) përdorimin e automjeteve zyrtare.
- Ta sigurojë kufizimine punëve të objekteve ndërtimore.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Shtëpin e Shëndetit dhe Njësitë për Vetëqeverisje Lokale:
- Të sigurojnë strehimore për të pastrehët.
- T’i mbështesin të moshuarit e vetmuar përmes vizitave të organizuara.
- Ministria e Shëndetësisë:
- ta detyrojë Shërbimin Shëndetësor Emergjent të dorëzojë informacion tekISHP-ja për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës / kodit të MKB10, gjinisë, moshës, vendbanimit / komunës), për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmuese të ajrit në baza ditore deri në fund të episodit dhe një javë pas përfundimit.
- Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor:
- Të filloj meshpeshtimin e kryerjen e kontrolleve të Instalimeve që posedojnë A-PIKN leje, të zbatojë matjet e kontrollit të emetimeve të substancave ndotëse në ajrin ambiental me laborator të akredituar me qëllim që të përcaktohet nëse zbatohen kushtet / masat e përshkruara në Lejen në lidhje me emetimet në ajër.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të përgatisë dhe dorëzojë:
- Rekomandimin për instalimet që posedojnë A-PIKN leje, për zvogëlimin e kapacitetit prodhues (deri në 50%), me çka nga kjo masë do të përjashtohen instalimet që prodhojnë ngrohje ose energji elektrike.
NJVL janë të detyruara që t’i zbatojnë masat e përcaktuara në planet afatshkurtra ose masat afatshkurtra të sjellura në Këshillat e komunave.