Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për mjedis jetësor, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe komunat e qytetit, trajtuesit kolektiv të mbeturinave PAKOMAK dhe ZERO MBETURINA, NP Higjiena Komunale, Ndërmarrja e Transportit publik, Titan USJE dhe Birraria e Shkupit organizojnë një ngjarje edukativo-argëtuese, me të cilën të përfshihet në festimin global të 5 Qershorit – Ditës Botërore tëmjedisit jetësor. Shënimi i sivjetshëm i kësaj dite të rëndësishme ekologjike u kushtohet përpjekjeve globale për të reduktuar ndotjen nga plastika.
Ngjarja do të zhvillohet më 5 qershor 2018 (e martë) nga ora 10:00-12:00,në Parkun e Qytetit në Shkup, në skenën e hapur “ Guaca“.
Nëpërmjet lojës, këngës, edukimit, eko-triqeve, rreth 300 nxënës nga 9 shkolla fillore të Shkupit, të cilët gjatë vitit shkollor 2017/2018 mblodhën më shumë shishe plastike dhe i dorëzuan ato për t’u ricikluar në PAKOMAK, do të dërgojnë mesazhin se janë gati të ndryshojnë sjelljen e tyre ndaj plastikës dhe me këtë të kujdesen për mjedisin jetësor, botën e gjallë dhe shëndetin e tyre.
Në këtë ngjarje fjalime do të mbajnë zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, kryetari i Shkupit Petre Shilegov, përfaqësuesjae UNEP-it Iskra Stojanova dhe përfaqësuesja e përhershmee UNDP-së në Maqedoni Luiza Vinton .
Ju ftojmë që me ekipet tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.
Ndiqeni videon zyrtare të UNEP-it për shënimin e 5 – Qershorit në linkun në vijim: https://www.facebook.com/www.moepp.gov.mk/videos/2307842982817429/?t=2