Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se koncentrimet mesatare ditore të grimcave PM 10 për 22.06 .2021 janë tejkaluar pak në pothuajse të gjitha pikat e matjes, përveç në pikën e matjes në Gjevgjeli.
Gjatë analizës së cilësisë së ajrit, merret parasysh edhe parashikimi i motit që marrim nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Sipas bisedës së fundit informale me DPHM ditëve të fundit është vërejtur një lëvizje e masës së ajrit të nxehtë që mbart pluhur ndërkufitar (supozohet se është erë shkretëtire) dhe mund të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Për atë arsye, është vërejtur tejkalim i koncentrimit mesatar ditor të grimcave PM 10 në pikën e matjes në Lazaropole, ku në kushte të zakonshme nuk ka tejkalime.
Lidhur me vlerën e lartë të vërejtur të grimcave të suspenduara PM 10 në pikat e matjes Rektorat dhe Miladinovc, njoftojmë se është rezultat i ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike, me ç’rast ndodh ndërprerje në matjen e të gjithë parametrave të cilësisë së ajrit, përfshirë edhe matjet e koncentrimit të grimcave PM 10. Pas mbërritjes së energjisë elektrike, instrumentet matëse ristartohen, ndërsa shfaqja e vlerave të larta të koncentrimeve të matura të grimcave të suspenduara PM 10 ndodhin për shkak të procesit të stabilizimit të instrumentit pas rifunksionimit të tij dhe janë të pavlefshme.
Gjithashtu, në rrjedhë është një konsultim me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor për të kontrolluar burime të tjera të mundshme të ndotjes.