(22.01.2019) Ju njoftojmë se sipas të dhënave nga SASHMCA më 21 janar 2019, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmimit prej 188 μg / m3 dhe episodi i dy ditëve të njëpasnjëshme është ndërprerë në Shkup në pikat matëse Qendër, Karposh dhe Rektorat, Milladinovci , Manastir në pikat matëse Manastir 1 dhe Manastir 2, Gostivar dhe Tetovë.
Gjithashtu ju njoftojmë se pragu alarmues për grimcat e suspenduara deri në 10 mikrometra (tejkalon vlerën 188 μg / m3 për dy ditë rresht) dhe parashikimi i motit nga Departamenti Hidrometeorologjik,është tejkaluar në stacionin matës Strumicë.
Në tabelëjanë shfaqur përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse ku ka një tejkalim të pragut të alarmimit.
Dita | Strumicë |
20.01.2019 | 376. 21 |
21.01.2019 | 199. 40 |
*përqëndrimet janë shprehur në μg/m3
Për qytetin e Strumicës, mbeten në fuqi rekomandimet dhe masat në përputhje me konkluzionet e sesionit të 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.