Hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat në rast të tejkalimit të pragut të alarmit për grimcat PM10 në Shkup dhe Tetovë

Sipas të dhënave tëSistemitshtetëror tëautomatizuar të cilësisë së ajrit ambiental dhe parashikimittë motit të marrë nga Shërbimi Hidrometeorologjik, ju informojmë se pragu i alarmit për PM10 (tejkalimi i vlerës prej 175mg/ m3 gjatë dy ditëve radhazi) i përcaktuar në Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e ndotësve në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmit, afatet kohore për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Nr. 183 nga 14.12.2017), është tejkaluar në pikat matëse në Shkup – Karposh dhe Lisiçe dhe Tetovë.

 

Në përputhje me konkluzionet e procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 28.11.2017, do të hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat e mëposhtme:

 

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë detyrohen që tu :

  • Rekomandojnë të gjithë personave juridik (punëdhënësve) që t’i lirojnë nga detyrimet e tyre të punës gratë shtatëzëna, personat më të vjetër se 60 vjet, si dhe personat me astmë kronike, personat që kanë përjetuar   infarkt miokardit ose goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandimin e mjekut të familjes.
  • Rekomandojnë të gjithë personave juridik (punëdhënësve) që të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në vende të hapura të punojnë nga ora 11 deri në orën 17.
  • Rekomandojnë që të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në vende të hapura.
  • Sigurojnë kushte për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve emergjente mjekësore, vizitave në shtëpi dhe shërbimit të patronazhit.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë:

  • I detyron të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, zyrat, entet, ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi shtetërore, si dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale ta reduktojnë (deri në 50%) përdorimin e automjeteve zyrtare.

 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Shtëpin e Shëndetit dhe Njësitë për Vetëqeverisje Lokale:

  • Të sigurojnë strehimore për të pastrehët.
  • T’i mbështesin të moshuarit e vetmuar përmes vizitave të organizuara.

Ministria e Shëndetësisë:

  • ta detyrojë Shërbimin Shëndetësor Emergjent të dorëzojë informacion tek ISHP-ja për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës / kodit të MKB10, gjinisë, moshës, vendbanimit / komunës), për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmuese të ajrit në baza ditore deri në fund të episodit dhe një javë pas përfundimit.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor:

  • Të filloj me shpeshtimin e kryerjes së kontrolleve të Instalimeve që posedojnë A-PIKN leje, të zbatojë matjet e kontrollit të emetimeve të substancave ndotëse në ajrin ambiental me laborator të akredituar me qëllim që të përcaktohet nëse zbatohen kushtet / masat e përshkruara në Lejen në lidhje me emetimet në ajër.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të përgatisë dhe dorëzojë:

  • Rekomandimin për instalimet që posedojnë A-PIKN leje, për zvogëlimin e kapacitetit prodhues (deri në 50%), me çka nga kjo masë do të përjashtohen instalimet që prodhojnë ngrohje ose energji elektrike.

NJVL janë të detyruara që t’i zbatojnë masat e përcaktuara në planet afatshkurtra ose masat afatshkurtra të sjellura në Këshillat e komunave.

 

Kompanitë e ndërtimit kanë obligim:

  • Të përdorin ujë për të reduktuar pluhurin gjatë aktivitetit të ndërtimit (spërkatje, larje të gomave para daljes nga  kantier ndërtimi, etj.)
  • Kanë për obligim makineritë e  ndërtimit (ekskavatorë, buldozerë, forkliferë) të dërgohen në vendet e ndërtimit deri në orën 7:30 në  mëngjes