KUMTESË PËR PUBLIKUN 08.11.2019

(08.11.2019) Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sipas informacioneve të fundit të marra nga shërbimet e inspektimit kompetent, e informon publikun se situata në Ohis është plotësisht nën kontroll dhe se nuk ka vend për panik. Përkatësisht, rrjedhja e ujit gjatë larjes së një cisterne boshe për shkak të një plasjeje të valvulës ka ndodhur në një vaskë betoni, funksioni i të cilit është i sigurt në raste të tilla. Aktualisht derdhja është mbledhur plotësisht dhe vaska është e mbuluar me tallash për të mbledhur çdo lëng të mbetur. Tallashja do të mblidhet gjatë ditës së nesërme dhe, në përputhje me rrethanat, do të hiqet në mënyrë të sigurtë në fuçi të veçantë për këtë qëllim. Mbikëqyrja e lokacionit do të vazhdojë edhe nesër.