(10.01.2018) Në përputhje me të dhënat nga Sistemi shtetëror monitorues automatik për cilësinë e ajrit më 09.01.2018, përqendrimet ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmit (përqendrimet mesatare ditore mbi 200 μg / m3 të paktën në dy pika matëse në Shkup dhe parashikim stabil i motit). Në të vërtetë, përqendrimi mesatar ditor i PM10 prej 200 μg / m3 është tejkaluar vetëm në një pikë matëse në Shkup, andaj ndërpritet episodi me pragun e tejkaluar të alarmit, që do të thotë se masat shfuqizohen prej nesër (e enjte) 11.01.2018.
Kumtesë drejtuar publikut për shfuqizimin e masave të alarmit
January 10, 2018