Datа: 30.01.2017
Të nderuar,
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht, Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor, në bazë të Ligjit për mjedis jetësor, sot ka marrë vendim për vazhdimin e ndalesës për punë të kombinatit Jugohrom edhe për 90ditë.
Një vendim i tillë është ndërmarr pasi që inspektorët e Inspektoratit shtetëror të mjedisit pas kontrollit të bërë kanë konstatuar se kombinati Jugohrom nuk i ka plotësuar kushtet e parapara në planin operativë ku mes tjerash parashihe vendosja e sistemit për filtrim.