Në një takim koordinues të të gjitha institucioneve përkatëse në nivel qendror dhe lokal në lidhje me ndotjen e ajrit të ambientit, të mbajtur në 1.11.2019. me iniciativën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe në koordinim me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministër i Brendshëm, Oliver Spasovski, Kabinetin e Kryeministrit dhe ministritë e tjera përkatëse, pas diskutimit të mbajtur, shërbimet e pranishmetë inspektimit morën udhëzime dhe përgjegjësi për inspektim të përforcuar përmes formimit të ekipeve të kombinuara që do të përfshijnë përfaqësues policor 24-orësh dhe raportime në baza ditore.
Sipas procesverbalit të mbledhjes së koordinimit, është bërë një shpërndarje ekompetencave e shërbimeve të inspektimit mjedisor në nivel qendror dhe lokal edhe atë:
– Inspektorati Shtetëror i Mjedisit është i detyruar të kryejë inspektime të jashtëzakonshme të instalimeve që iu nënshtrohen Lejeve dhe Elaborateve A-PIKN të Mjedisit kudo ku ka emetime të konsiderueshme të ajrit të ambientit dhe të përpilojë informacione përmbledhëse për të gjithë shtetin, sipas së cilës në përputhje të Programit Vjetor të punës së Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Planeve Tremujore të çdo Inspektoriati Shtetëror të Mjedisit për të vazhduar të kryejë mbikëqyrjen e inspektimit dhe në bazë të gjendjes së përcaktuar në vendin e ngjarjes ta ndryshoj frekuencën e mbikqyrjes inspektuese dhe të vendosen kujdestari plotësuese sipas të njëjtave, jashtë orarit të rregullt të punës dhe të ashtuquajturit sistemi pasiv i punës pas orarit të punës.
– Inspektorët e autorizuar të mjedisit, Inspektorët e autorizuar komunal dhe Gardianët Komunal, Inspektorët e autorizuar të ndërtimit që janë që janë vendosur në komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, komunat në Qytetin e Shkupit dhe Qytetin e Shkupit u detyruan të kryejnë mbikqyrje inspektuese të jashtzakonshmetë instalimeve që iu nënshtrohen Lejeve dhe Elaborateve B-PIKNtë mjedisit gjithkund ku ka ka emetime të konsiderueshme në ajrin e ambientit dhe, gjatë inspektimit, të përdorin Rregulloren e re “Rregullarja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për vlerat kufitare për nivelket e lejuara të emetimeve dhe llojevetë substancave ndotëse në gazra të mbeturinave dhe avujve që lëshojnë burime të palëvizshme të ajrit “, që është, në përputhje me përgjegjësitë që rrjedhin nga Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ligji për Higjienën Publike (djegia e mbeturinave në sipërfaqe publike, deponi të egra …), dhe ligje të tjera nga sfera komunale, pastaj Ligji për Ndërtim dhe ligje të tjera në fushën e ndërtimit dhe të përpilojnë një informacion përmbledhës që secili për komunën e tyre, pas të cilave sipas Planeve Vjetore të Punës do të vazhdojnë të kryejnë inspektim dhe bazuar në gjendjen e përcaktuar në vendin e ngjarjes ta ndryshojnë frekuantimin e mbikëqyrjes së inspektimit gjatë së cilëstë mbahen kujdestari të detyrueshme me dy ndërime sipas burimet njerëzore të disponueshme në një ekip së bashku me oficerët e uniformuar nga stacionet e Policisë nga kompetenca e përgjithshme.
Komunat gjithashtu janë të detyruara t’u bëjnë thirrje banorëve përmes mediave në dispozicion të tyre për rreziqet e përdorimit të drurit të lagësht, d.m.th. gomave, polistirenit, plastikës, tekstilit, vajrave të mbeturinave për ngrohje individuale.
Por, nga komunat kërkohet të mbajnë komunikim të vazhdueshëm me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrën për Menaxhimin e Krizave dhe NP Pyjet Kombëtare në drejtim të veprimit parandalues dhe parandalimit të zjarreve në pyje.
– Inspektorati Shtetëror Komunal, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë, Inspektorati Shtetëror i Pylltarisë dhe Gjuetisë, Policia Pyjore, Inspektorati Shtetëror për Inspektimin Teknik dhe Inspektorati Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëmjanë detyruar të kryejnë mbikëqyrjeinspektuese të jashtëzakonshme te subjektet juridike, secili në kuadët të kompetencave të veta ( në vendn-ndërtime për shkak të pluhurit dhe grimcave PM, larjes së kamionëve me baltë në rrota, sipërfaqeve bujqësore posaçërisht për djegien e stërnishtës të bëhet një apel së bashku me Fakultetin e Shkencave të Bujqësisë dhe Ushqim në UKIM, Shkup dhe Federata e Fermerëve rrethdëmit të shkaktuar nga djegia e stërnishtës), Mbikëqyrja e Depove të cilat shesin drunj për ngrohje (lagështia e drunjëve), Mbikëqyrja e objekteve si gurore dhe separacione (Emetimi i pluhurit i cili shkaktohet nga puna në të njëjtët) dhe për të parandaluar prerjet e paligjshme të drunjëve për ngrohje në të gjithë territorin e vendit dhe të përpilojnënjë përmbledhje me informacione për të gjithë vendin, pas së cilës, në përputhje me Programin Vjetor të Punës së Inspektorateve Shtetërore, ata vazhdojnë të kryejnë mbikqyrje inspektuese dhe në bazë të gjendjes së vërtetuar në vend-ngjarje ta ndryshojnë frekuentimin e mbikqyrjes inspektuese dhe të imponohen kujdestari shtesë, në përputhje me nevojën e tyre, jashtë kujdestarisë së rregullt të shtunën te inspektoratet të cilat kanë kujdestari të këtilla dhe të ashtuquajturin sistem të kujdestarisë pasive pas orarit të punës.
– Këshilli i Inspektimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Presidentit dhe të gjithë 6 anëtarëve të Këshillit nga fusha të ndryshme, është zotuar që të angazhohet në mënyrë aktive në koordinim me shërbimet e inspektimit, në përputhje me Ligjin për mbikqyrje inspektuese dhe të fusë një platformë të vetme për paraqitjen e ankesave përmes telefonit, internetit, postës elektronike. dhe të koordinohen me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrën e Menaxhimit të Krizave për mos-ndërprerjen e komunikimit me të gjitha shërbimet përkatëse.
– Inspektorati Shtetëror i Tregut është përfshirë në mënyrë aktive në kontrollin e cilësisë së karburanteve të lëngët dhe përdorimin e duhur të tyre.
– Ministria e Brendshme u zotua të angazhohet në mënyrë aktive në kontrolle më të rrepta për regjistrimin e automjeteve dhe, në përgjithësi, trafikun rrugor, regjistrime të jashtëzakonshme, gjithashtu nëse ka tym të dukshëm nga automjetet, autobusët, kamionët.