Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Dr. Boris Tunxhev, nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në fushën e sistemit informativ gjeodetiko-kadastral, infrastrukturën kombëtare të të dhënave hapësinore dhe sistemit kombëtar të informacionit mjedisor, si dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave dhe mbështetjen e ndërsjellë teknike.
Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive do të sigurojë trajnime për punonjësit e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për qasje dhe shfrytëzim të shërbimeve që ofron.
Bashkëpunimi mes dy institucioneve do të mundësojë pjesëmarrje dhe përfaqësim të përbashkët në nivel lokal rajonal dhe ndërkombëtar.