(14.11.2019) Sot në Shkup u mbajt një punëtori konsultative për vlerësimin e çështjeve administrative, teknike dhe ligjore të projektit “Përgatitja e një strategjie afatgjate dhe ligjit për veprimin e klimës”, një projekt i zbatuar me mbështetjen financiare të fondeve të BE-së.
-Qëllimi ynë gjatë zhvillimit tëdokumenteve strategjike është të ndërtojmë dhe të ofrojmë politikë sektori të bazuar në fakte përmes një angazhimi transparent dhe gjithëpërfshirës të palëve të interesuara. Republika e Maqedonisë së Veriut është një nga vendet e pakta në botë me të dhëna të hapura për ndryshimin e klimës, e cila tregon qartë angazhimin tonë për të realizuar detyrimet e ndërmarrura të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritet me Qeverisje së Hapur 2016-2018 dhe 2018-2020 – deklaroi Ministri Nuredini në fjalimin hyrës.
Ai gjithashtu theksoi se Ministria në vazhdimsi përpiqet të integrojë masat e nevojshme për zbutjen e ndryshimeve klimatike në politikat sektoriale në fushën e planifikimit hapësinor, në zbatimin e procedurave strategjike të vlerësimit të ndikimit në mjedis, si dhe në politikat sektoriale të zhvillimit të energjisë, menaxhimit të mbeturinave, transportit dhe bujqësisë.
– Angazhimi për të arritur qëllimin e emetimeve të ulëta të gazrave serë nuk duhet të jetë detyrimi vetëm i ministrive përkatësetë shteteve që e mbrojnë atë. Kjo duhet të përfshijë industrinë, bujqësinë dhe të gjitha organizatat mjedisore, të intensifikojë shkëmbimin e njohurive dhe të financojë strategji afatgjata për të arritur një kornizë të qëndrueshme klimatike – tha Virve Vimpari, udhëheqësi i njësisë operative të Delegacionit të BE në Shkup .
Alvaro Anthony, drejtuesi i ekipit të projektit të shtëpisë konsulente GFA, theksoi se qëllimi i këtij projekti është që të na afrojë me qëllimin afatgjatë të veprimit të klimës përmes transpozimit dhe zbatimit të plotë të strategjisë afatgjate dhe Ligjit për Veprim mbi Klimën, për të mundësuar kalimin drejt një ekonomie me karbon të ulët.
– Ne kemi arritur të integrojmë çështjet e ndryshimit të klimës në draftin e fundit të Strategjisë së Energjisë deri në vitin 2040. Në një takim të kohëve të fundit të Komunitetit të Energjisë u tregua se vendi ynë është pala e parë kontraktuese që përputhet me kërkesat e rregullores evropiane për zhvillimin e të ashtuquajturës “Komuniteti i Energjisë”. planet e integruara të klimës kombëtare të energjisë, të cilat ne i vendosëm si shtylla edhe në vetë Strategjinë. Për herë të parë një strategji energjetike njeh nocionet e “dekarbonizimit”, njeh “zhvillimin e gjelbër” dhe ne jemi identifikuar si shteti i parë në rajon, nga të gjitha ato që janë pjesë e komunitetit të energjisë, një komunitet që ka arritur të bëjë kështu – vuri në dukje Theodora Grncarovska Obradovic, Koordinator Kombëtar për Ndryshimin e Klimës në Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Në këtë punëtori mu diskutua për situatën aktuale administrative, teknike dhe ligjore në fushën e ndryshimit të klimës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në të njëjtën kohë, u theksuan aktivitetet kryesore të projektit, të cilat duhet të ndihmojnë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në transpozimin dhe zbatimin e legjislacionit dhe praktikës së BE-së në fushën e ndryshimit të klimës.
Punëtoria është e financuar nga BE dhe zbatohet nga shtëpia konsulente GFA.