Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova me statusin e vëzhgueses, sot mori pjesë në mbledhjen e 94-të të Bordi Menaxhues të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) në rolin e vëzhgues.
Pjesëmarrja në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve me status të tillë mundësohet si rezultat i proceseve afatgjate për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet EEA-së dhe vendeve bashkëpunuese nga Ballkani Perëndimor. Në këtë mënyrë mundësohet në mënyrë aktive monitorimi i proceseve vendimmarrëse në nivelin më të lartë në EEA dhe prania e vendeve të Ballkanit Perëndimor në punën e Agjencisë.