Sot u mbajt mbledhja e dytë e Komitetit Drejtues të projektit “BE-ja për ajër të pastër”, që zbatohet nga Zyra e OKB-së për Shërbime të Projektit – UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, qëllimi i së cilës është të kontribuojnë në reduktimin e emetimeve të substancave ndotëse në ajër në katër komunat Manastir, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë.
Në këtë mbledhje u prezantua ecuria e projektit në tre muajt e fundit, ndërsa ministrja Shukova, në fjalën e saj theksoi se ky projekt është i një rëndësie të jashtëzakonshme në trajtimin e ndotjes së ajrit në vendin tonë.
Ajo potencoi se vetëm me përfshirjen e të gjitha institucioneve relevante në nivel qendror dhe lokal dhe me një qasje të përbashkët mund që t’i zbatojmë me sukses politikat e mjedisit dhe të arrijmë rezultate të dukshme. Pritjet e sajajanë që përvojat pozitive nga projekti të barten edhe në komunat tjera në vend.