(27.11.2018) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli pati një fjalim hyrës në seminarin “Shkupi përballë sfidave mjedisore” që u mbajt sot, nën organizimin e Institutit Francez në Shkup.
Duke vënë në dukje se ndotja e ajrit është një sfidë globale dhe një problem serioz në qytetin e Shkupit, zëvendësministri Makraduli në prezantimin e tij shpjegoi në detaje Planin e Qeverisë për ajër të pastër, i cili përmban një sërë masash dhe zgjidhjesh për reduktimin e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në qytetet kryesore të vendit tonë.
Me Planin për ajër të pastër i është vërë theks ngrohjes së shtëpive dhe objekteve industriale, ndërsa në këto masa përfshihen: subvencionimi i ekonomive familjare për furrat efiçente të energjisë, konvertimin e një numri të madh të familjeve në ngrohje qendrore, përmirësimin e efikasitetit energjetik të ndërtesave rezidenciale dhe industriale, lidhja e sa më shumë subjektve në rrjetin e gazit, si dhe futja e një ndalimi në përdorimin e thëngjillit për ngrohje, e cila tashmë është futur si një praktikë e suksesshme në disa qytete evropiane.
– Duke zbatuar masat për të luftuar ndotjen e ajrit, ne do të arrijmë qëllimet e përshkruara në Marrëveshjen e Parisit, e cila po përmirëson efikasitetin e energjisë, rritjen e pjesës së burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe reduktimin e emetimeve të gazrave serrë në atmosferë – tha Makraduli.
Në fund të fjalës së tij, zëvendësministri theksoi se për të realizuar Planin, ne duhet të importojmë njohuritë dhe të mbështetemi në praktikat që kanë patur sukses në Evropë, kuptohet në sinergji dhe partneritet me organizatat joqeveritare, qytetarët dhe përfshirjen e komunitetit akademik dhe të biznesit.
Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë, ET Christian Timonie, theksoi se prioritetet e Bashkimit Evropian janë mjedisi dhe arsimi. Për të arritur këto qëllime, ai theksoi se Agjencia Franceze e Zhvillimit vendosi të investojë në Ballkan me një fokus në çështjen e mjedisit.
Në këtë ngjarje, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, prezantoi projektet dhe aktivitetet e deritanishme dhe të planifikuara me të cilat banorët e kryeqytetit do të kenë ajër më të pastër dhe një mjedis më të shëndetshëm.
Në panel diskutimet në kuadër të këtij seminari morën pjesë organizata joqeveritare, shoqata ekologjike, përfaqësues të qytetit të Shkupit, komuniteti shkencor, ndërsa për përvojat dhe praktikat emira për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit në zonat e mëdha urbane biseduan përfaqësues të administratës të qytetit të Bordos.