Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhakliesa, sot në Manastir, mori pjesë në konferencën përfundimtare kombëtare të mbajtuar në kuadër të projektit “Stimulimi i punësimeve të gjelbra: inovacione ndërkufitare arsimore dhe teknologjike Hot – Spots / G.E.M.S.”
Në fjalën e saj, zëvendësministrja theksoi se ne si shtet synojmë vendet e gjelbra në të gjitha dokumentet strategjike dhe planifikuese.
– Vendet e gjelbra të punës janë realitet dhe e ardhme, ato kontribuojnë në barazinë sociale dhe ruajtjen, restaurimin dhe përmirësimin e mjedisit jetësor. Në këtë kontekst, të rinjtë, si bartësit kryesorë të luftës kundër ndryshimeve klimatike, duhet të marrin drejtimin e duhur për zgjedhjen e arsimit dhe vendit të përshtatshëm të punës. Ata duhet të arsimohen, por edhe të aftësohen për të punuar në pozicionet e duhura në të cilat do të zhvillohet zhvillimi ekonomik në mënyrë paralele me mbrojtjen e mjedisit jetësor. Në të njëjtën kohë, ne duhet të ofrojmë trajnime shtesë për stafin ekzistues në mënyrë që t’i përgjigjemi sfidës dhe të përfitojmë nga mundësitë, dhe në të njëjtën kohë të sigurojmë një tranzicion të drejtë energjetik në të cilin nuk do të lëmë askënd pas – tha Oxhaklieska.
Projekti financohet nga program INTERREG IPA i BE-së për bashkëpunim ndërkufitar, Republika e Greqisë – Republika e Maqedonisë së Veriut 2014 – 2020 dhe zbatohet nga “Akademia e Biznesit Smilevski” – BAS, Oda Rajonale me seli në Manastir ng apala maqedonase, “Universiteti i Maqedonisë Perëndimore” dhe Qendra për Hulumtime dhe Teknologji “Hellas” nga Greqia.