Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe Ambasadori i Zvicrës, ET Sibil Zuter Tejada, sot vizitun Qendrën Rajonale për Zhvillim të Rajonit të Pollogut, ku u takuan me përfaqësuesit e ekipit këshillues dhe kontraktorin për të parë progresin në zbatimin e masave të shpejta të rehabilitimit në vendin ekzistues të deponimit të mbeturinave Rusino, të cilat janë parakusht për fillimin e fazës së dytë të procesit të krijimit të një sistemi të vetë-qëndrueshëm të integruar të menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Pollogut.
Në takim, Ambasadori Zuter Tejada shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen financiare të SECO, duke siguruar fonde shtesë me vlerë për krijimin e infrastrukturës dhe zbatimin e Planit Rajonal të Menaxhimit të Mbetjeve në rajonin e Pollogut, nëse shteti siguron fonde për vazhdimin e aktiviteteve të planifikuara.
Për këtë qëllim, Ministri Nuredini informoi se me kërkesë të MMJPH, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 2 shkurt miratoi fillimin e procedurës për marrjen e një kredie nga organizatat ndërkombëtare financiare për krijimin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbeturinave në rajonin Juglindor , të Vardarit, Pelagonisë, Jugperëndor dhe rajonin e Pollogut në shumën prej 55,367,614.00 euro.
Duke siguruar këto fonde, shteti do të jetë në gjendje të fillojë ndërtimin e infrastrukturës bazë të administrimit të mbetjeve në nivelin rajonal.