(09.07.2018) Ministri i Mjedisit Jetësor Sadulla Duraki, u takua me ambasadorin e Delegacionit të BE-së, Samuell Zhbogar dhe shefin e Delegacionit të Bashkëpunimit të BE-së Nikolla Bartolini. Në takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka me Delegacionin e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit. U bisedua për realizimin e projekteve IPA1, për historitë e suksesit, por edhe për dobësitë dhe mundësitë për tejkalimin e tyre.
Theks i veçantë u vu në realizimin e projekteve të ardhshme IPA 2, duke u mbështetur në përvojën e bashkëpunimit të deritanishëm, u morën parasysh mundësitë për përshpejtimin e ritmit dhe suksesin e realizimit të tyre.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.