KOHA ËSHTË PËR NATYRËN
Për të shënuar #WorldEn EnvironmentDay, ju ftojmë të dërgoni mesazhet tuaja për natyrën. Na tregoni pse mendoni se është koha #ForNature, çfarë ndërmerrni dhe si kujdeseni për natyrën. Përfshihuni në lëvizjen globale dhe raportoni aktivitetet tuaja në faqen World Environment Day.
Duke pasur parasysh që bota po përballet me pandeminë COVID-19, kurrë nuk ka qenë më thelbësore të ndërmerret një aksion për natyrën. Më shumë se 100,000 njerëz nga 193 vende kanë vizituar ueb faqen zyrtare për shënimin e kësaj dite gjatë javëve të kaluara, për të marrë pjesë dhe për t`u kyçur në shënimin e Ditës Botërore të Mjedisit Jetësor. Ka shumë mënyra për t’u kyçur në fushatë. A jeni të gatshëm të bëheni pjesë e shënimit global të kësaj dite ekologjike dhe të jepni kontributin tuaj për mbrojtjen e natyrës?