(06.07.2018) Ministri i Mjedisit Jetësor Sadulla Duraki realizoi një takim pune me Marko Mantovanelli, drejtor i Bankës Botërore për Maqedoninë dhe Kosovën dhe Bekim Imeri, Specialist i Lartë i Zhvillimit Shoqëror.
Në këtë takim u diskutua për statusin e aktiviteteve të përbashkëta të vazhdueshme që u intensifikuan në periudhën e kaluar, por edhe për aktivitetet që pasuan. Gjegjësisht, Banka Botërore përgatit një raund të ri të ndihmës partnere për Republikën e Maqedonisë për 4 vitet e ardhshme, gjatë së cilës si një nga fushat prioritare është identifikuar mjedisi i qëndrueshëm jetësor dhe ndryshimet klimatike.
Fokus i veçantë në këtë fushë vihet në sfidat e ndotjes së ajrit, duke marrë parasysh interesin në rritje në trajtimin e problemit jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel rajonal, por edhe në ujërat dhe mbeturinat e ngurta.
Në dukje janë edhe rezultatet e bashkëpunimit të intensifikuar. Në fakt, përgatitja e Studimit të menaxhimit të cilësisë së ajrit në nivel rajonal në Ballkanin Perëndimor, që përfshihet nga Maqedonia, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina, është në fazën përfundimtare.
Studimi përfshin një pasqyrë të çështjes për ndotjen e ajrit dhe çështjes institucionale, analizë të kostove ekonomike që lidhen me ndotjen e ajrit, studim paraprak të burimeve të ndotjes dhe rekomandimeve paraprake të politikave.