Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nebi Rexhepi mori pjesë në takimin e nivelit të lartë mbi Konventën për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në një Kontekst Ndërkufitar dhe Protokollin e saj mbi Vlerësimin Strategjik Mjedisor, të mbajtur në Gjenevë më 14-15 dhjetor, 2023.
Në fjalimin e tij ai theksoi se Maqedonia e Veriut me pranimin e Agjendës së Gjelbër është përkushtuar në nxitjen e lidhjes së qëndrueshme përmes infrastrukturës mjedisore. Në përputhje me Konventën ESPOO, ne sigurojmë dhe kërkojmë një vlerësim të rreptë të ndikimit ndërkufitar në mjedis, duke ilustruar përkushtimin tonë për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.
“Politikat tona mjedisore përcaktohen qartë nga legjislacioni i BE-së për mjedisin jetësor. Synimi ynë është një dhe i vetëm, anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian” potencoi Sekretari shtetëror.