Në kuadër të reformave në sektorin e ujërave “Zhvillimi i studimit kombëtar të ujrave“ sot, u mbajtë puntoria në të cilën u prezantuan politikat dhe investimet e ardhshme të identifikuara për menaxhimin në sektorin e ujërave, të nevojshme për harmonizimin me direktivat e BE-së,
– Menaxhimi me ujërat është sektori më i shtrenjtë në integrimet evropiane- theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, në fjalimin e tij përshëndetës, duke potencuar se pikërisht mu për këtë arsye Ministria zbaton një reformë të rëndësishme me të cilën do të përforcohen shërbimet publike të komunave si faktorë kryesorë në menaxhimin e ujërave dhe do të krijohet një sistem i cili do të mundësojë vetë-financimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ujit të cilat i ofrojnë këto ndërmarrje.
Në këtë punëtori theksi u vendos në dy elementet thelbësore: në politikat për menaxhimin e sektorit të ujërave që do të bazohet në pajisjet inovative të modelit Ribaman-5, me një fokus të rëndësishëm të Indikatorëve për menaxhimin e ujërave; dhe vlerësimin e investimeve të nevojshme në sektorin e ujrave, identifikimin e burimeve të mundshme të financimit, draft kriteret për prioritizimin e projekteve që duhet të zbatohen në një afat të shkurtër dhe të gjatë, si dhe në prezantimin ekornizës kohore për zbatimin e bazuar në koston e zbatimit, por edhe mundësitë financiare.
Në kuadër të projektit të zhvillimit të një programi afatgjatë të investimeve që do ta identifikojë infrastrukturën e nevojshme jo vetëm për furnizimin me ujë, grumbullimindhe kullimin, por edhe për pastrimin e ujërave të zeza. Është vlerësuar se nevojiten përafërsisht rreth një miliard e treqind mijë euro, që do të investohen gjatë 25 viteve të ardhshme. Programi është ndarë në tri faza, secila prej tyre për 7 vite, e është identifikuar mundësia e financimit nëpërmjet të fondeve të BE-së; donatorëve të tjerë ndërkombëtarë; buxhetit kombëtar dhe kontributeve nga buxheti lokal.
Gjithashtu, hulumtimet kanë theksuar nevojën për planifikim të mirë dhe ngritjen e kapaciteteve të të gjithë faktorëve, veçanërisht ndërmarrjeve publike të cilat në fund do të duhet jo vetëm ta ndërmarrin, por edhe të menaxhojnë me të gjithë infrastrukturën. Më shumë se 90% e infrastrukturës së nevojshme do të jepet për menaxhimin e ndërmarrjeve publike.
Në këtë puntori morën pjesë përfaqësues të ministrive të tjera relevante dhe përfaqësues qeveritarë, të donatorëve, komunave dhe ndërmarrjeve publike komunale.