(21.11.2019) Çështjet, propozim – zgjidhjet dhe mundësitë e financimit ishin objekt i Konferencës rajonale për menaxhimin e cilësisë së ajrit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila me iniciativën e Bankës Botërore e në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u mbajt sot në Shkup
Fjalimet hyrëse mbajtënministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit HapësinorNaser Nuredini, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Kosovës Fatmir Matoshi, drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në kuadër të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore Marko Mantovanelli dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit HapësinorJani Makraduli.
“Ndotja e ajrit është një nga problemet më të mëdha të kohës sonë me pasoja të shumta dhe të gjëra. Vazhdimisht renditet në mesin e faktorëve kryesorë të rrezikut të vdekshmërisë në të gjithë botën. Për këtë arsye, kemi nevojë për aksion urgjent në nivelin lokal, kombëtar, rajonal dhe global “, tha Ministri Nuredini në fjalimin përshëndetës, duke theksuar se zgjidhja e çështjes së ndotjes së ajrit si problemi më i madh i së sotmes është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Duke folur për situatën aktuale dhe masat e marra në vendin tonë, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit HapësinorJani Makraduli, iu referua zbatimit të Planit të ajrit të pastër dhe nivelit të realizimit të projekteve të parashikuara në Plansi dhe sfidave me të cilat përballet vendi ynë për sa i përket përmirësimit të cilësisë së ajrit.
Njëherësh, Makraduli theksoi se ka probleme dhe sfida të ngjashme në të gjithë rajonin dhe për këtë arsye është i domosdoshëm bashkëpunim më i ngushtë në luftën kundër ndotjes së ajritsi dhe shkëmbimi i përvojave dhe zgjidhjeve me qëllim prioritizimin dhe zbatimin e masave më të mira për zvogëlimin afatgjatë dhe të vazhdueshëm të ndotjes së ajrit. Ai gjithashtu theksoi nevojën për bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile në finalizimin e Platformës së Gjelbër.
“Do të doja të theksoja se në rrjedhë janë shumë projekte të efikasitetit energjetik në ndërtesat publike në shumë qytete të vendit, por edhe projekte për të zëvendësuar lëndën djegëse të ngrohjes. Këtu për shembull, do të theksoja se gjatë zëvendësimit të naftës për ngrohje me gaz natyror, nëse shkolla deri më tani ka shpenzuar 16,000 euro për naftë gjatë dimrit tani do të shpenzojë vetëm 1.600 euro që është një kursim i madh për buxhetin, sigurisht pavarësisht përfitimeve të ajrit më të pastër ” tha Makraduli në prezantimin e tij.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Kosovës Fatmir Matoshi, u pajtua se cilësia e ajrit është problem i përbashkët rajonal që mund të tejkalohet vetëm përmes bashkëpunimit, shkëmbimit të njohurive dhe përvojës dhe gjetjes së fondeve të favorshme përmes një paraqitjeje të përbashkët para institucioneve financiare ndërkombëtare.
Drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën Marko Mantovanelli theksoi se Studimi i Bankës Botërore mbi shëndetin dhe ndikimet ekonomike të ndotjes së ajrit në tri vende të rajonit tregon senevojitet një qasje rajonale gjatë zgjidhjes së këtyre problemeve, por theksoi se ato kanë një ndikim të madh negativ në ekonomitë e tyre dhe kjo është arsyeja pse Banka Botërore dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare janë të gatshme të ndihmojnë në gjetjen e fondeve për një zgjidhje të qëndrueshme të këtij problemi akut në rajon .
Punëtoria, krahas asaj që kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe njohurive, si dhe zgjidhjeve tashmë të implementuara, e theksoi nevojën e ndërhyrjeve të përbashkëta gjatë shfrytëzimit të burimeve financiare të disponueshme ndërkombëtare.