(06.09.2016) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, sot në hotelin “Holidej In”, hapi punëtorinë rajonale përfundimtare për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike. Punëtoria organizohet në kuadër të rrjetit ЕCRAN, i cili i përfshinë të gjitha shtetet ballkanike kandidate ose kandidate potenciale për anëtarësim në BE dhe Turqinë dhe është financuar përmes instrumentit TAEIX të BE-së. Në këtë punëtori u shkëmbyen përvojat e deritashme midis shteteve ballkanike për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike , por edhe për planifikim, koordinim dhe zbatim të politikave kombëtare për realizimin e tyre.
Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, me këtë rast theksoi:
– “Gjatë planifikimit të zhvillimit në sektorët tanë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike: resurset ujore, shumëllojshmëria biologjike, bujqësia, pylltaria, turizmi, trashëgimia kulturore, dhe shëndeti i njerëzve , patjetër duhet të kihet parasysh edhe aspekti i ndryshimeve të ardhshme potenciale të klimës si dhe ndikimet ndërsektoriale. Aspekti i implikimeve fiskale në aksionet që përfshijnë masa për sigurim të një qëndrueshmërie më të madhe ndaj ndryshimeve klimatike duhet të jetë kriter për vlerësimin e fizibilitetit të masave të propozuara. Që e gjithë kjo të funksionojë në një mënyrë të qëndrueshme, nevojitet qasje ndërsektoriale dhe marrje të vendimeve të “zgjuara” politike të bazuara shkencërisht. Zbatimi i parimit të participimit të gjerë të të gjitha palëve të interesuara në vendimmarrje është i domosdoshëm për marrje të vendimeve të drejta dhe për sigurimin e qëndrueshmërisë së zhvillimit.
Projekti është inicuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të IPA-s dhe është implementuar nga ENVIROPLAN S.A. (lider) me partnerët e vet të konsorciumit LOUIS BERGER, BiPRO GmbH, EPEM S.A., SLR Consulting Ltd.