Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mori pjesë në Komitetin e Katërt Drejtues të Institucioneve Kombëtare dhe Kombeve të Bashkuara ku u bë rishikimi i progresit në zbatimin e Partneritetit për Zhvillim të Qëndrueshëm: Strategjia e OKB-së për 2016-2020.
Pas prezantimeve hyrëse të bashkë-kryesuesve të Bordit Drejtues, ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe koordinatorja epërhershmee Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut Rosana Duxhak, i prezantuan rezultatet e takimit për vitin 2019 dhe përparësitë në planifikimin për vitin 2020, si dhe gjetjet dhe rekomandimet e vlerësimit përfundimtar të Partneritetit për Zhvillim të Qëndrueshëm: Strategjia e OKB-së për 2016-2020.
Partneriteti për Zhvillim të Qëndrueshëm: Strategjia e OKB-së për 2016-2020 është një strategji e përbashkët e rënë dakord me Qeverinë që e rregullon punën e të gjitha agjencive të Kombeve të Bashkuara të OKB-së e që janë aktive në vend dhe kanë të njëjtat synime të përbashkëta. Strategjia ka pesë prioritete të dakorduara, midis të cilave është mjedisi më i pastër, i gjelbër dhe më rezistent.
Në fushën e mjedisit në periudhën e kaluar, shumica e mbështetjeve janë dhënë në fushën e aktiviteteve klimatike, pastaj në përgatitjen e Planit Kombëtar të Ajrit të Pastër dhe zbatimin e disa prej masave të parashikuara; Ruajtja e biodiversitetit dhe menaxhimi më i mirë i burimeve natyrore dhe në fushën e zvogëlimit të rrezikut nga katastrofat natyrore dhe ballafaqimit nga rreziqet.
Për vitin tjetër është raportuar që agjencitë e KB në vend kanë siguruar fonde për të mbështetur një numër projektesh të rëndësishme, gjatë së cilës në pjesën e mjedisit citohet edhe Projekti për shpalljen e Malit Sharr për Park Kombëtar, zbatimi i një sistemi paralajmërimi të hershëm nga përmbytjet në Regjionine Pollogut, realizimi i një sërë masash dhe aktiviteteve për të zbutur efektet e ndryshimit të klimës në RMV, Zhvillimi i Fondit të Klimës së Gjelbër, Strategjina ekologjike e sanimit të pikave të nxehta – Ohis, më pas projekte nga fusha e mbrojtjes së biodiversitetit, projekte për përmirësimin e situatës së ndotjes së ajrit dhe etj.
Para anëtarëve të Bordit Drejtues ministri Nuredini informoi se në periudhën e ardhshme MMJPH do të punojë më intensivisht në sigurimin e ujit të pijshëm cilësor dhe të pastër për të gjithë qytetarët në vend. Ministri gjithashtu theksoi se MMJPH ka parashikuar zbatimin e disa projekteve për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, përfshirë këtu edhe projektet e filluara ndërkufitare.