(27.03.2015) Në kuadër të vizitës në Turqi dhe pjesëmarrjes në EKO Konferencën për ndryshime klimatike, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, caktoi dhe realizoi takime bilaterale me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Urbanizmit të Turqisë, pastaj me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, si dhe me ministrin e Ekologjisë dhe Resurseve Natyrore të Azerbajxhanit.
Në këto takime bilaterale u diskutua për thellimin e bashkëpunimit të vendeve jo vetëm në sferën e ndryshimeve klimatike dhe vendosjen e qëllimeve për reduktimin e emisioneve kombëtare të gazrave serë, por edhe në përgjithësi për mbrojtjen e mjedisit jetësor.