Ruajtja e shumëllojshmërisë biologjike është një temëspecifike, por megjithatë pjesë e rëndësishme e planit më të gjerë gjithëpërfshirës për mbrojtjene mjedisit jetësor. Me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta, anëtarët e Grupit punues për shumëllojshmërinë biologjike nga gjashtë vendet e Evropës Juglindore (Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malittë Zi, Kosovës dhe Serbisë) u takuan më 29 maj për të konfirmuar planin e përbashkët të punës dhe të merren veshpër bashkëpunimin e ardhshëm.
Grupi punues për shumëllojshmërinë biologjike takohet dy herë në vit, ndërsa takimi i radhës do të mbahet në vjeshtë të 2018-ës dhedo të udhëhiqet nga përfaqësuesit e Malit të Zi. Zyra rajonale për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore e Bashkësisëndërkombëtare për ruajtjen e natyrës (IUCN ECARO) vepron si Sekretariat i Grupit punues për shumëllojshmërinë biologjike dhe siguron mbështetje administrative, duke kontribuar për lidhje më të mirë dhe zbatim më të shpejtë të masave që kanë të bëjnë me ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike dhe ekosistemeve të shëndosha të parashikuara në strategjinë e Evropës Juglindore 2020.
Duke shprehur bindjen e tij se mbrojtja e mjedisit jetësor ka predispozicion të jetë shtyllë në çdo proces të bashkëpunimit rajonal dhe një nga shtyllat më të rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Evropës Juglindore, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli në fjalën e tij përshëndetëse tha:
– Ndjehemi krenarë që jemi pjesë e këtij procesi. Përfaqësuesit zyrtarë të ministrive të Evropës Juglindore tanimë kanë filluar të bashkëpunojnë dhe diskutojnë bashkëpunimin dhe projektet rajonale në të cilat përfitimi më i madh do të jetë mbrojtja e natyrës.
Gjatë takimit anëtarët e Grupit punues për shumëllojshmërinë biologjike zhvilluan aktivitetet e zbatimit në përputhje me planin e punës të miratuar si dhe diskutuan dhe miratuan raportet dhe rekomandimet rajonale. Ata diskutuan edhepër mënyrat e afrimit dhe prezentimin e Grupit punues për shumëllojshmërinë biologjike në Forumet rajonale dhe globale, veçanërisht në lidhje me Konferencën e ardhshme të 14-të të Palëve në Konventën për shumëllojshmërinëbiologjike (CBD CoP 14) që do të mbahet në nëntor të këtij viti.
Mbështetja për krijimin e Grupit punues të shumëllojshmërisë biologjike është siguruar nga organizata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar – Fondi i hapur rajonal për Evropën Juglindore – Shumëllojshmëria biologjike (GIZ / ORF BD), i financuar nga Ministria federale për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim të Gjermanisë (BMZ).
Fjalime përshëndetëse mbajtën Radovan Nikçeviq nga Këshilli për bashkëpunim rajonal, Boris Erg nga Zyra rajonale për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore të Bashkimit ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës, dhe Kristina Kujunxhiq nga Fondi i hapur rajonal për Evropën Juglindore – Shumëllojshmëria biologjike.
Në kuadër të takimit, nesër, më 30 maj, do të mbahet një mbledhjee Grupit punues tëmjedisit jetësorpara të cilit do të prezentohen Plani i punës dhe aktivitetet e përbashkëta të ardhshme të përkufizuara në takimin e sotëm.