Sot po zhvillohet e dyta nga tre punëtoritë e organizuara nga Komisioni Ekonomik për Evropën në OKB, kushtuar ndryshimeve klimatike, bazuar në rishikimet e performancës mjedisore të UNECE-s.
Synimet e punëtoritë janë të sigurojë një platformë për vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore, Azisë Qendrore dhe Kaukazit për të ndarë përvojat e tyre në adresimin e çështjeve të ndryshimeve klimatike dhe për të mbështetur bashkëpunimin midis ekspertëve përkatës për zhvillimin e politikave të ndryshimeve klimatike.
Punëtoria do të mundësojë një diskutim të mundësive dhe sfidave që lidhen me zhvillimin në krijimin e politikës së ndryshimeve klimatike, duke marrë parasysh zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, si dhe një thellim të njohurive rreth mjeteve dhe instrumenteve në dispozicion për të mbështetur zbutjen dhe përshtatjen, si dhe identifikimin e zgjidhjeve për tejkalimin e sfidave në fushën e ndryshimeve klimatike.
Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, hapi ngjarjen dhe theksoi rëndësinë e ndryshimeve klimatike, si një temë mjaft aktuale, e cila kërkon dhe meriton një focus përkatës.
“Ndërtimi i një shoqërie rezistente ndaj ndryshimeve klimatike, duke siguruar rritje dhe zhvillim me karbon të ulët, duhet të bazohet në një qasje sinergjike dhe minimizimin e pasojave negative në politikën e përgjithshme zhvillimore dhe klimatike”-theksoi Shukova.
Sipas Shukovës, strategjitë zhvillimore dhe planet e investimeve, si dhe planet hapësinore dhe urbane, politikat sektoriale në sektorin e energjisë (dhe transportit), menaxhimin e ujërave, bujqësinë, pyjet, biodiversitetin dhe natyrës, duhet të fokusohen në sigurimin e zhvillimit dhe rritjes me nivele të ulëta të karbonit dhe nevojës për t’u përshtatur me ndikimet e parashikuara të ndryshimeve klimatike. Një qasje e tillë e integruar kërkon përshtatjen e sistemeve të arsimit, kërkimit dhe zhvillimit. Ndryshimet klimatike kërkojnë qasje dhe teknologji inovative mjedisore dhe eko-inovacionet do të bëhen kyçe për rritjen ekonomike, konkurrencën dhe punësimin, në kombinim me një gamë të gjerë instrumentesh të tjera ekonomike.
Rekomandimet pritet të prodhohen për ciklin e ardhshëm të raporteve të auditimit të performancës mjedisore në vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore, Azisë Qendrore dhe Kaukazit.