(02.03.2018),Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, zhvilluan një takim pune me të gjithë kryetarët e komunave në R. e Maqedonisë me temën: “Themelimi i menaxhimit të integruar rajonal të mbeturinave në Republikën e Maqedonisë”.
Në periudhën e kaluar, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e përqendroi theksin më të madh në krijimin e një sistemi të integruar të menaxhimit të mbeturinave rajonale të vetëqëndrueshme për secilën nga rajonet planifikuese në Republikën e Maqedonisë. Por, në vitet e kaluara, komunat në të gjitha rajonet e Republikës së Maqedonisë treguan kapacitete shumë të ulëta (teknike dhe financiare), me qëllim që të mund të vendosnin në mënyrë të pavarur këtë sistem.
Takimi i sotëm ka për qëllim që me përpjekje të përbashkëta edhe një herë të shqyrtohet situata dhe kapacitetet e komunave në 8 rajonet planore dhe të definohen hapat e ardhshme në krijimin e një sistemi të integruar të vetëqëndrueshëm rajonal për menaxhimin e mbeturinave si prioritet i Qeverisë së R. së Maqedonisë,Ministrisësë Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, por edhe Pushtetit lokal.
Në këtë takim, MMJPHe prezantoi ndërprerjen momentale të situatës me Krijimin e menaxhimit të integruar rajonal të mbeturinave në Republikën e Maqedonisë, ku ishte evidente niveli i pakënaqshëm i zbatimit të Menaxhimit të integruar rajonal të mbeturinave.
Duke pasur parasysh gjendjen e përgjithshme të menaxhimit të mbeturinave dhe domosdoshmërinë e krijimit të këtij sistemi rajonal në të gjitha rajonet planore në vend, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor propozoi që fillimisht të fillojë procesin për zhbllokimin e procesit:
– Të sjellin vendim për delegimin e të drejtës për zbatimin dhe realizimin e deponive regjionale te pushteti qëndror, si dhe
– Lokacionet ku do të ndërtohen këto deponi të cilët i përcakton studimi i fizibilitetit të pranohen nga ana e kumunave ashtu siç janë të përcaktura.
Vendimi duhet të sillet nga këshillat e komunave dhe zbatimi i vendimit mund të fillojë menjëherë.
Gjtë kësaj në fjalimin e tij, ministri Duraki sqaroi se – Në asnjë moment nuk flasim për marrje të kompetencave dhe autorizimeve të komunave, por thjesht për kyqje të pushtetit qëndror që bashkarisht me pushtetin lokal të zgjidhet ky problem i kahmotshëm në R.M.
Njëherësh, ministri Duraki shprehu shpresën se takimi i sotëm do të kontribuojë në krijimin e një dialogu solid mes kryetarëve të komunave, si përfaqësues të pushtetit lokal dhe atij qendror, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për zgjidhjene këtij si dhe shumë problemeve tjera me të cilat ballafaqohen komunat tona.