(25.04.2018) Sot, në deponinë e Drisllës, u lëshua në përdorim filtri i ri i furrës për djegien e mbeturinave mjekësore (incinerator), e cila nuk funksiononte për disa muaj për shkak të teknologjisë së vjetëruar dhe mospërmbushjes së standardeve të nevojshme ekologjike.
Filtri i ri, që do të përdoret deri në vendosjen e një furre të re në këtë vend, thith grimcat PM10, monoksidine karbonit dhe grimcat tjera që lëshohen gjatë djegijes. Vendosja e filtrit është në përputhje me rekomandimet e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor.
Sipas deklaratës së zëdhënësessë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Besa Tateshi, Ministria e mirëpret këtë aktivitet dhe është e gatshme të mbështesë të gjitha iniciativat e ardhshme që kanë për qëllim ndalimin ose zbutjen e pasojave ndaj mjedisit jetësor, të shkaktuara nga menaxhimi aktual i mbeturinave dhe të gjitha iniciativat që çojnë në krijimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm.
Fjalime mbajtën edhe kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe drejtori i deponisë së Drisllës Goran Angellov.