Sot edhe zyrtarisht u lëshua në përdorim stacioni i ri për pastrimin e ujërave të zeza në Gjevgjeli.
Sot edhe Gjevgjelia u bashkangjitet qyteteve ku me hapjen stacionit të trajtimit të ujërave të zeza ngjallen standardet evropiane në fushën e pastrimit dhe trajtimit të ujërave të zeza urbane – tha zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli në fjalën e tij, duke theksuar se rruga drejt BE-së është pikërisht ajo, duke përmbushur standardet strikte evropiane që synojnë rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Stacioni i pastrimit të ujërave të zeza në Gjevgjeli ka një kapacitet të trajtimit të ujërave të ndotura prej 30,000 banorësh ekuivalent.
Ndërtimi i këtij stacioni të pastrimit të ujërave të zeza në Gjevgjeli është një projekt trepalësh i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar përmes SECO-s, Qeverisë së Republikës së Greqisë, përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, shfrytëzuese e projektit, përfaqësuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Projekti është realizuar në tri faza: Projektimi dhe ndërtimi i stacionit të pastrimit të ujërave të zeza për trajtim të papengueshëm dhe të suksesshëm të ujërave të ndotura sipas standardeve evropiane dhe kombëtare, Ndërtimi i linjës së llumit, ndërtesës administrative dhe punimeve të tjera ndërtimore në lokacion dhe Ndërtimi i një kolektori në gjatësi prej 400m deri te puseta ndarëse dhe lidhjen e ujësjellësit rajonal , si dhe ndërtimin e rrugës dhe urës që do të kenë qasje në vendin e ndërtimit si dhe sistemittë mbrojtjes nga përmbytjet.
Në këtë ngjarje, morën pjesë dhe folën kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, ambasadorët e Zvicrës dhe Greqisë Sibil Sutera Tehada dhe Dimitris Janakakis, kryetari i komunës së Gjevgjelisë Sashko Pockov dhe mysafirë të tjerë të shquar.