(18.07.2018) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, mori pjesë dhe mbajti fjalim në ngjarjen me rastin e vënies zyrtare në përdorim të stacionit për trajtimin e ujërave të zeza urbane në Radovish. Radovishi është një nga katër komunat, së bashku me Prilepin, Strumicën dhe Kërçovën, të cilët kanë marrë fonde nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e stacionit për trajtimin e ujërave të zeza (STUZ).
Stacioni i trajtimit ka një kapacitet prej 25000 banorësh ekuivalent dhe do ta zgjidhë problemin e ujërave të zeza në komunë. Gjithashtu do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Radovishit.
Krahas ndërtimit të stacionit të trajtimit, projekti përfshin ndërtimin e një rruge hyrëse në gjatësi prej 1.5 km, si dhe rehabilitimin e një rrjeti sekondar të kanalizimeve në gjatësi prej 3.3 km.
Projekti me vlerë prej gjashtë milionë euro, 85% e të cilave sigurohet nga BE dhe 15% është kontribut vendas, u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sektorin Financiar Qendror dhe kontraktime në Ministrinë e Financave, komunën e Radovishit dhe Ndërrmarjen Publike Komunale “Pllavaja”.
Në fjalën përshëndetëse, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit HapësinorSadulla Duraki, potencoi se akti i kompletimit të këtij projektika rëndësi të veçantë në përmbushjen e detyrimeve ligjore, por edhe në realizimin e qëllimeve të caktuara për përmirësimin e cilësisë së ujërave të Lumit të Radovishit. Kjo përmirëson drejtpërdrejt cilësinë e kushteve ekologjike, sanitare dhe të të gjitha kushteve të tjera shoqërore në rajon.
Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev,euroambasadori, Samuell Zhbogar, ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe kryetari i komunës së Radovishit, Gerasim Konzullov.