(03.07.2018) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, mori pjesë dhe foli në evenimentin me rastin e inaugurimit zyrtar të Impiantit të trajtimit të ujërave të zeza urbane për Prilepin, i ciliështë financuar nga IPA dhe është ndër më të mëdhenjtë në vend. Impianti është ndërtuar në një sipërfaqe prej 7 hektarësh, me një kapacitet prej 95 000 banorë ekuivalent.
Përveç ndërtimit të impiantit të trajtimit, projekti përfshinë edhe ndërtimin e një rruge hyrëse në gjatësi prej 1.8 km, ndërtimin e një ure në afërsi të impiantit , lidhjen e impiantit me rrjetin e kanalizimit të Prilepit, rregullimin e shtratit të lumit për mbrojtje nga përmbytjet, ndërtimin e një gardhi rreth impiantit, rregullimi hortikulturor i hapësirës, testimi i punës së impiantit dhe trajnimi i punonjësve të NKP “Ujësjellësi” Prilep për menaxhimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza.
Investimi i përgjithshëm është 9,667,774 euro, nga të cilat 85% janë siguruar nga BE-ja dhe 15% është kontribut vendas.
Në fjalën përshëndetëse, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, theksoi se me ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, prej të cilëve kynë Prilep është ndër më të mëdhenjtë deri tani i financuar nga IPA, jo vetëm që i përmbushim detyrimet ligjore lidhur me trajtimin e ujërave të zeza urbane, por gjithashtu demonstrojmë një vendosmëri të fuqishme për investimet në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Duke vlerësuar mbrojtjene mjedisit si një sfidë të vërtetë të rrugës tashmë të trasuardrejt BE-së që ende po lufton për një vend në piedestalin e quajtur reforma, Makradali njoftoi:
– Këtë vit presim që me një investim të këtillë të madh në kuadër të IPA 2 të fillojë realizimi i impianteve të trajtimit në Tetovë, Manastir dhe Shtip, të cilat do t’u bashkangjiten aktiviteteve për trajtimin e ujërave të zeza në Koçan, Dellçevë, Shkup, Kërçovë, Radovish, Strumicë dhe Vevçan
Projekti u realizua si rezultat i aktiviteteve për sigurimin e harmonizimit me Direktivën e BE-së për trajtimin e ujërave të zeza urbane (91/271 EEC).
Në këtë eveniment fjalime mbajtën edhe kryeministri Zoran Zaev, ambasadori i BE-së Samuel Zbogar, ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe kryetari i komunës së Prilepit Ilija Jovanovski.