Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, dje, mori pjesë në ngjarjen konsultative kombëtare për draft kornizën strategjike të përgatitur nga Fondi i Natyrës “Prespa – Ohër” (PONT), në mënyrë që të zgjerojë aktivitetet e saj në rajonin e Ohrit.
– Mbrojtja e zonave që kanë rrallësi dhe vlera natyrore ka një kontribut të madh në zhvillimin socio-ekonomik në vend. Ngjarja e sotme për zgjerimin e aktiviteteve të PONT në rajonin e Ohrit është një mundësi për të gjithë palët e interesuara, përfshirë organet shtetërore dhe komunat e Strugës, Ohrit, Vevçanit dhe Debërcës, të gjitha organizatat relevante të shoqërisë civile që veprojnë në rajonin e Ohrit dhe palët e tjera të interesuara për të diskutuar dhe paraqitur vërejtjet dhe komentet në lidhje me draftin e kornizës strategjike – tha zëvendës ministrja Oxhaklieska në fjalimin e saj hyrës.
Ajo shtoi se me zgjerimin e aktiviteteve të PONT në rajonin e gjerë të Ohrit, do të ketë përparim në drejtim të mbrojtjes dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe theksoi se me rëndësi të veçantë është mbështetja e subjekteve për menaxhim të zonave të mbrojtura në vendin tonë, të cilat sot përfshijnë një sipërfaqe prej rreth 13.47 % e territorit kombëtar.
Në këtë ngjarje u prezentuan aksionet prioritare të draft kornizës strategjike të zonës më të gjerë të Ohrit, u ndanë përvojat nga mbështetja e PONT për rajonin e Prespës dhe PONT u prezantua si një mekanizëm jo tradicional për mbështetje financiare për mbrojtjen e biodiversitetit.