(08.09.2019) Nën moton “Ngjyrat e Pavarësisë”, të dielën nga ora 11 deri në orën 14te Guaca në Parkun e Qytetit të Shkupit, u mbajt një manifestim me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me rastin e shënimit të 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, në stendën e saj vendosi një pikë grumbullimi për bateritë e përdorura, ndërsa të gjithë dashamirëvetë mjedisit të pastër jetësor që sollën të paktën 5 bateri, Ministria u ndau dhurata të përshtatshme ekologjike.
Në këtë eveniment morën pjesë edhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zëvendësministri Jani Makraduli dhe sekretarjashtetërore në MMJPH Ana Petrovska, të cilët së bashku me kryeministrin Zoran Zaev lanë bateri të përdorura në stendën e MMJPH-së, për të cilat morën dhurata ekologjike.
Festimi me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, u organizua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe morën pjesë përfaqësues diplomatikë të akredituar në vendin tonë, anëtarë të Qeverisë dhe një numër i madh i qytetarëve.