(23.06.2016) Zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, sot mbajti fjalim me rastin e promovimit zyrtar të projektit„Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e sistemit të integruar, financiarisht të vetëqëndrueshëm për menaxhim me mbeturinat në rajonin Lindor dhe Verilindor“ ku shqyrtua korniza institucionale për opcionet e mundshme për menaxhim me mbeturinat dhe lokacionet për ndërtimin e deponive rajonale.
“Për rajonin planor Lindor dhe Verilindor tanimë janë realizuar tri projekte të programit IPA, në kuadër të të cilave u hartuan Planet rajonale për menaxhim me mbeturinat, dokumentacioni teknik dhe ai i tenderit për mbylljen e deponive jashtë standardeve/ deponive të paligjshme dhe specifikimet teknike për blerjen e pajisjes për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave. Me fillimin e këtij projektido të rrumbukakohet tërë cikli i përgatitjeve të dokumentacionit planor dhe atij të tenderit dhe në vitin 2017, përmes programit IPA 2, do të jemi të përgatitur të aplikojmë për projekte infrastrukturore, me të cilat do të financohej ndërtimi i dy ale dhe stacioneve transferuese – deklaroi zv/ministri Temellkovski”.
Nga projekti do të dalin:
– studimet e fizibilitetit,me të cilat pas kryerjes së një analize krahasuese të mundësive do të gjendet zgjidhja më e përshtatshme;
– analiza shpenzimeve dhe përfitimeve , të cilat do të përmbajnë përllogaritje të diferencës mes mjeteve që janë të nevojshme dhe ato që do të mund të fitohen nga BE-ja përmes grantit ; dhe
– studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisit jetësor.
Njëherësh,do të sigurohet ndihmë gjatë plotësimit të Aplikimeve për IPA për ndërtimin e objekteve të zgjedhura për trajtim dhe heqje të mbeturinave, do të përgatitet projekt detajor me konstruksion financiar dhe do të sigurohet ndihmë gjatë përgatitjes së dosjeve të tenderit për marrëveshjet e ndërtimit, në përputhje me procedurat e BE-së.
Në këtë ngjarje fjalë mbajti edhe përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Maqedoni Mauro Di Veroli, prezentim mbajti lideri i projektit Andonis Mavropulos, ndërsa pjesëmarrës ishin kryetarët e komunave të rajonit Lindor dhe Verilindor, të cilët me diskutimet e tyre kontribuan për zgjidhje më të efektshme për çështjet e hapura lidhur me projektin.
Кооrdinatore e projektit është Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, i njejti është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementues i tij është konsorciumi i EPTISA dhe EPEM.