(07.05.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës së Vrapçishtit Bajram Kadrija, sot promovuan fillimin e ndërtimit të Fazës së II-të të projektit “Ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza në rrugën kryesore nr. 101 në f. Dobërdoll, komuna e Vrapçishtit“.
Projekti është financuar me mjete të komunës dhe të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Konstruksioni i përgjithshëm financiar arrinë 4.600.000 denarë, me ç’ rast Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor merr pjesë në realizimin e projektit me 3.000.000 denarë, ndërsa pjesën tjetër e siguron komuna e Vrapçishtit..
E realizimin e këtij projekti do të tejkalohen problemet për mënjanimin e ujërave të zeza në fshatin Dobërdoll.