Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mjedisit Јеtësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova morri pjesë në ngjarjen përfundimtare promovuese të “Sistemit për zhvillim rajonal të ekuilibruar” i cili u zhvillua në kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës rajonal” – Faza e I e mbajtur sot në Klubin e Deputetëve në Shkup. Në këtë ngjarje, u prezantuan drejtpërdrejt funksionaliteti dhe mundësitë e sistemit elektronik të koordinimit në planifikimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikës së zhvillimit të ekuilibruar rajonal “SiReRa”.
Projekti zbatohet nga Kabineti i Zëvendës Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar me çështjet ekonomike dhe koordinimin e departamenteve ekonomike dhe Ambasada e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe është mbështetur vazhdimisht nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.
Në këtë takim fjalim mbajtën Zëvendëskryeministri Fatmir Bitiqi, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski dhe Ambasadori Zviceran ET Sibil Suter Tejada.