Promovohen Listat e kuqe kombëtare të kërpudhave dhe gjitarëve dhe Katalogu i llojeve të habitateve merëndësi evropiane në RMV

jajacarkaNë ngjarjen virtuale të djeshme, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor promovoi Listat e kuqe tëkërpudhave dhe të pesë llojeve të gjitarëve të seleksionuar dhe Katalogun e llojeve të habitateve me rëndësi evropiane

– Listat e kuqe kombëtare tëkërpudhave dhe pesë llojeve të gjitarëve të seleksionuar (rrëqebulli, ariu, lundra, ujku dhe çakalli), si dhe Katalogu i habitateve me rëndësi evropiane, janë një mjet i rëndësishëm për monitorimin e biodiversitetit dhe identifikimin e llojeve dhe zonaveprioritare për krijimin e politikës për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës- tha zëvendësministrja Oxhaklieska, duke shprehur mirënjohje për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Zyrën e IUCN për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ECARO), institucionet shkencore dhe ekspertët kombëtarë për mbështetjen e ofruar.

“Listat e kuqe kombëtare janë thelbësore për informimin e vendimmarrësve dhe zhvillimin e politikave dhe aktiviteteve të shëndosha për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës,” tha drejtori i Zyrës Rajonale për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore të Bashkimit Ndërkombëtar për Blakanski risRuajtjen e Natyrës (IUCN ECARO), Boris Erg, në prezantimin e djeshëm të Listave të kuqe të gjitarëve dhe kërpudhave  nga Maqedonia e Veriut.

Sipas tij, Listat e Kuqe na ndihmojnë të ndëmarrim aktivitete për të zvogëluar shkallën e humbjes së biodiversitetit, dëshmitarë të së cilës jemi çdo ditë.

Përgatitja e Listave të kuqe kombëtare për kërpudhat dhe pesë lloje të seleksionuara të gjitarëve, si dhe Katalogu i llojeve të habitateve me rëndësi evropiane, së bashku me Listën e Kuqe kombëtare të përgatitur më parë për herpetofaunën (amfibët dhe zvarranikët) dhe statusin e veçantë të ruajtjes për 14 bimëvaskulare me rëndësi kombëtare dhe evropiane, është një kontribut i rëndësishëm në përpjekjet e MMJPH-së për rritjen e efikasitetit të ruajtjes dhe menaxhimit të komponentëve të biodiversitetit në nivel kombëtar. Listat e kuqe kombëtare, pas miratimit të tyre, do të kenë funksion aplikues në punën e përditshme të Sektorit të natyrës në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor në kuadër të zbatimit të procedurave administrative për mbrojtjen, ruajtjen dhe rikuperimin e qëndrueshëm të biodiversitetit.

pejzasKëto dokumente janë përgatitur në kuadër të projektit: “Programi i ndërtimit të kapaciteteve të biodiversitetit: Promovimi i praktikave të mira ndërkombëtare në Maqedoni”, financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Pas miratimit,ato do të kenë funksion aplikimi në punën e përditshme të Sektorit të natyrës në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor në kuadër të zbatimit të procedurave administrative për mbrojtjen, ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të biodiversitetit.

Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit: http://redlist.moepp.gov.mk