Në ngjarjen e sotme për promovimin e programit të ri katër-vjeçarë për bashkëpunim midis Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut, si përfaqësues i MMJPH-së mori pjesë dhe u drejtua sekretarja shtetërore Kaja Shukova. Pasi falënderoi Qeverinë e Zvicrës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e mirë në vitet e kaluara, Shukova tha:
– Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbështetur menaxhimin dhe ruajtjen e burimeve natyrore në Maqedoninë e Veriut si një nga fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit në Programin e Bashkëpunimit Zviceran, me një theks në mbështetjen e politikës mjedisore, krijimin e njohurive, zhvillimin e kapaciteteve dhe ndihmën teknike, si dhe ndërgjegjësimin e publikut. Shpresojmë që grantet zviceriane për investime në infrastrukturë do të synojnë të përmirësojnë performancën operative të shërbimeve publike dhe të prezantojnë teknologji të reja dhe inovative.
Si shembuj të suksesshëm nga bashkëpunimi i deritanishëm, Shukova përmend ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza në Gjevgjeli dhe Koçan, Programin për ruajtjen e natyrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, menaxhimin me përmbytjet, aktivitetet për krijimin e një sistemi rajonal për menaxhimin me mbeturinat në rajonin e Pollogut.
Programin e plotë të Bashkëpunimit Zviceran – Maqedonia e Veriut 2021-2024 mund ta gjeni këtu.