Grupi i financuesve të projektit WBIF dha një vlerësim pozitiv për miratimin e një granti investimi për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit

Në mbledhjen e 29-të të Grupit të fanancuesve të projektit (PFG) të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Investment Framework),, e mbajtur më 12 maj të këtij viti, morën pjesë 120 studentë nga Komisioni Evropian, Institucionet Financiare Ndërkombëtare (EIB, EBRD, CEB, KfW., WBG, AFD, EIF), donatorë dypalësh, përfaqësues të përdoruesve nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Në kuadër të thirrjes së pestë për Grante të Investimeve WBIF, Republika e Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, paraqiti një Kërkesë për projektin për Ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit dhe e njëjta u vlerësua pozitivisht nga grupi i projektit të financuesve. Përkundër faktit se përmes këtij granti investimi priteshin 10 milion euro, ishin aprovuar fonde në vlerë prej 15,691.977 euro.

wbif_grant

 

Miratimi zyrtar i grantit për investime për këtë projekt të rëndësishëm të infrastrukturës duhet të bëhet në një takim të Komitetit Drejtues të WBIF që do të mbahet më 9-10 qershor 2020.

Ky është projekti më i madh në fushën e mbrojtjes së mjedisit në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri më tani, i financuar nga fondet e granteve nga WBIF.