Sot në prani të Ministrit Nuredini dhe përfaqësueses aktuale të UNDP Narine Sahakijan, u mbajt një takim i bordit të projektit për miratimin e raporteve përfundimtare për vitin 2020 dhe programetve të punës për 2021 nga tre projektet:
– Përforcimi i kapaciteteve institucionale dhe teknike kombëtare për përforcimin e transparencës brenda kornizës së Marrëveshjes së Parisit (projekti CBIT);
– Plani i katërt kombëtar për ndryshimet klimatike dhe Raporti i Tretë Dy-vjeçar për Ndryshimet Klimatike të Republikës së Maqedonisë së Veriut në UNFCCC;
– Zhvillimi i Kontributit të Rishikuar Kombëtar të Ndryshimeve klimatike në Marrëveshjen e Parisit.
Në këtë takim u rikonfirmua angazhimi për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm shumë dekadash midis dy institucioneve në fushën e ndryshimeve klimatike. Gjithashtu u theksua rëndësia e të dy dokumenteve: Raportit të Tretë Dy-vjeçar për Ndryshimet Klimatike të Republikës së Maqedonisë së Veriut në UNFCCC dhe Kontributit të Rishikuar Kombëtar në Ndryshimet Klimatike në Marrëveshjen e Parisit, të cilat po miratohen nga Qeveria e RMV dhe të cilat do të kontribuojnë jo vetëm në përmbushjen e detyrimeve tona ndaj Koncesionit, por edhe në angazhimin tonë që të jemi pjesë e familjes evropiane.
Të dy dokumentet janë një mjet që i identifikon jo vetëm qëllimet dhe synimet për dekarbonizimin e ekonomisë kombëtare, ato janë gjithashtu një mjet për rimëkëmbjen e gjelbër (green recovery) të ekonomisë sepse ato japin një vizion të qartë të ndryshimit sistematik, janë të bazuara në kërkime solide shkencore dhe do të mundësojnë që të ndryshohet fokusi nga përgjigjja ndaj krizës me KOVID në përcaktimin e një agjende afatgjatë të gjelbër.