Pas mbarimit të afatit të fundit për vërejtje me shkrim dhe me gojë mbi propozim-ligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr park kombëtar, MMJPH vazhdoi të analizojë komentet nga publiku dhe organizoi një seri të re të takimeve të drejtpërdrejta me palët e interesit për të shqyrtuar dhe harmonizuar propozimin.
Me kërkesë të Ministrit Nuredini, ekipi i ekspertëve i përbërë nga ekspertë të MMJPH-së, ekspertë që përgatitën Studimin e Vlerësimit, përfaqësues të UNEP-it dhe ekipit nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), i cili është përgjegjës për hartimin e Planit të Menaxhimit për zonën e ardhshme, ndërmerr vazhdimisht aktivitete në terren dhe në negociata të drejtpërdrejta me palët e interesuara shqyrtojnë dhe zgjidhin çështjet e propozim-ligjit që janë me interes për popullatën lokale, subjektet aktive të biznesit në zonë, si dhe publikun e gjerë.
Një rreth i dytë i takimeve u mbajt me palët më kritike të interesit, me ç’rast tanimë janë afruar qëndrimet për çështjet e diskutueshme.
Gjatë aktiviteteve në terren, takime konstruktive dhe inspektime të përbashkëta u kryen me kryetarët e komunave dhe ekspertët e komunave Tearcë, Vrapçisht, Bogovinë, NP Pyjet Kombëtare, sektorët e gjuetisë, ujërave dhe pyjeve të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, ELEM Turs DOOEL Shkup dhe Termocentralet e Maqedonisë (ESM).
U diskutuan çështjet që do të duhet të adresohen në versionin e reviduar të propozim-ligjit, si dhe mënyra e përfshirjes së palëve të interesuara dhe nevojat e popullatës lokale në Planin e Menaxhimit të Parkut të ardhshëm kombëtar-Mali Sharr, ku aktivitetet e ndaluara dhe të lejuara në zonë përcaktohen më hollësisht.
Pikëpamja e përbashkët është se është e nevojshme të informohet më tej popullata për atë që shpallja e Sharrit si park kombëtar dhe mundësitë për zhvillimin socio-ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës – furnizimi me ujë, shërbimet, infrastruktura rrugore, mundësitë për zhvillimin e ekonomisë lokale përmes zhvillimit të shërbimeve të turizmit dhe shërbimeve turistike, por edhe mundësitë që hapen për shfrytëzimin e fondeve ndërkombëtare.
Për këtë qëllim, ekipi i ekspertëve dhe përfaqësuesit e lartë të MMJPH-së do të vazhdojnë komunikimin e drejtpërdrejtë me palët e interesit dhe komunitetet lokale deri në finalizimin e propozim-ligjit të harmonizuar për shpalljen e Malit Sharr si një park kombëtar.