Vazhdon aksioni për pastrimin e deponive të egra – Maqedonia pa mbeturina 2016

Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të fushatës tradicionale qeveritare “Maqedonia pa mbeturina“, në bashkëpunim me komunat dhe qytetin e Shkupit, institucionet tjera qeveritare dhe menaxhuesit kolektiv me mbeturina ka filluar aksionet për pastrimin e deponive të egra në shumë komuna të shtetit. Aksioni do te zbatohet gjatë disa ditëve në vijim nëpër disa komuna, varësisht nga madhësia e deponive të egra.

Përzgjedhja e komunave dhe lokacioneve është në përputhje me Planin aksional për pastrimin e deponive të egra në komunat e vendit, për realizimin e të cilit është obliguar MMJPH në seancën e 62-të të Qeverisë. Ideja është që fillimisht të përfshihen komunat ku nevoja per nje aksion te tille eshte me e madhe, gjegjesisht qendra turistike, zona të mbrojtura, përgjatë pellgjeve të lumenjve, burimeve dhe përskaj rrugëve magjistrale dhe rajonale. Gjatë kësaj shfrytezohen kapacitetet ekzistuese nga ministritë kompetente, institucionet shteteore dhe ndërmarrjet publike komunale të komunave në të cilat zbatohen aksionet.

Në fazën e parë të aktiviteteve janë përfshirë lokacionet dhe komunat pilot në vijim:

  • komuna Bosillovë,
  • komuna e Tetovës,
  • komuna Gradsko,
  • komuna e Dibrës,
  • komuna e Mavrovës dhe Rostushës
  • komuna Novo Sellë,
  • komuna e Resnjës,
  • komuna Rosoman
  • komuna e Sarajitdhe
  • komuna e Haracinës

 

Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor pret që përmes aktiviteteve të këtilla konkrete në terren dukshëm të përmirësohet gjendja me hedhjen e paligjshme të mbeturinave, zvogëlimin e ndikimit të tyre të dëmshëm dhe lokalizimi e deponive me qëllim që të njejtat të kontrollohen më lehtë deri në formimin e deponive rajonale. Pas pastrimit të të gjitha lokacioneve, në përputhje me Ligjin për menaxhim me mbeturina, do të pasojë rregullimi dhe gjelbërimi i tyre me çka jo vetëm që do të pasurohet mjedisi jetësor këtu, por edhe do të ngritet edhe vetëdija publike për nevojën e hedhjes se mbeturinave në vend të përshtatshëm.