(21.09.2015)Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot, në ambientet e Qendrës informative të BE-së në Shkup, mbajti një takim pune me kryetarët e komunave të rajonit planor Lindor dhe Verilindor lidhur me menaxhimin e mbeturinave në rajonet përkatëse.
Në takim u prezentuan implikimet financiare për aktivitetet e paraparanë dokumentet e përgatitura dhe u hap diskutim për aktivitetet e rrjedhëse dhe të ardhshme nga sfera e menaxhimit me mbeturina në rajonet përkatëse, me qëllim të informimit të publikut të interesuar për realizimin e projekteve IPA:“Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe të tenderit për mbylljen e deponive të egra në rajonin Lindor dhe Verilindor “ dhe “Përgatitja e specifikimeve teknike për blerjen e pajisjes për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në rajonin Lindor dhe Verilindor”.
Мinistri Izairi në kontinuitet vazhdon të mbajë takime me të gjithë kryetarët e komunave të rajoneve planore, duke i organizuar të gjitha aktivitetet e nevojshme për realizimin e projekteve IPA që kanë të bëjnë me zgjidhjen e gjendjes me mbeturinat në Republikën e Maqedonisë dhe ndërtimin e deponive rajonale në të gjitha gjashtë rajonet planore.
Për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor realizimi i suksesshëm i këtyre projekteve paraqet kusht për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm dhe sigurimin e mjeteve për realizimin e sistemit të integruar të menaxhimit me mbeturina në këto dy rajone.